Lexoni edhe:
Aksident i rëndë në Pejë, vdes një grua – lëndohen shtatë persona tjerë
Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të ecin përpara me një forcë evropiane të reagimit të shpejtë për t’u përgatitur më mirë për krizat e ardhshme sikur ajo në Afganistan, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Në një intervistë të botuar të hënën, Borrell i tha gazetës italiane “Il Corriere della Sera” se dislokimi i trupave amerikane në Afganistan me përkeqësim të sigurisë tregoi se BE-ja kishte nevojë të përshpejtonte përpjekjet për ta ndërtuar një politikë të përbashkët mbrojtëse.
Aksident i rëndë në Pejë, vdes një grua – lëndohen shtatë persona tjerë Lexoni edhe:
“Ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo përvojë… si evropianë ne nuk kemi qenë në gjendje t’i dërgojmë 6,000 ushtarë rreth aeroportit të Kabulit për ta siguruar zonën. SHBA-ja ka qenë, ne nuk e kemi bërë”, tha ai.
Borrell tha se 27 anëtarët e BE-së duhet të kenë një “forcë fillestare hyrëse” prej 5,000 ushtarësh. “Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë shpejt.”
Në maj, 14 vende të BE-së përfshirë Gjermaninë dhe Francën propozuan një forcë të tillë, ndoshta me anije dhe avionë, për të ndihmuar qeveritë e huaja demokratike që kanë nevojë për ndihmë urgjente.
I diskutuar për herë të parë në vitin 1999 në lidhje me luftën në Kosovë, një sistem i përbashkët i grupeve të betejës me personel prej 1.500 trupash nga secili vend u krijua në vitin 2007 për t’iu përgjigjur krizave, por nuk janë përdorur sepse qeveritë e BE -së nuk ishin dakord se si dhe kur t’i vendosnin ato.
Borrell tha se ishte koha për të qenë fleksibël, duke përmendur marrëveshjet e bëra shpejt për ta përballuar krizën financiare si një shembull se si BE -ja mund t’i kapërcejë kufizimet në vendosjen e operacioneve ushtarake të përcaktuara në traktatet e saj kushtetuese.
“Ne mund të punojmë në shumë mënyra të ndryshme”, tha ai.
(Kosova Sot Online)