Rrahu gruan dhe djalin, prokurori e liron burrin nga Shtimja

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 13:13
Rrahu gruan dhe djalin, prokurori e liron burrin nga Shtimja

Dje rreth orës 14:20, është raportuar për një rast të dhunës në familje në Shtime. Një burrë atje dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është liruar.

“Shtime, 29.08.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, viktima kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)