Rrëmbehet e rrahet prishtinasi shkaku i një borxhi

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 13:23
Rrëmbehet e rrahet prishtinasi shkaku i një borxhi

Policia ka njoftuar se një person në Prishtinë është rrëmbyer dhe rrahur nga dy burra. Rasti dyshohet se ka ndodhur shkaku i një borxhi.

Policia ka bërë me dije se viktima ka arritur të largohet nga shtëpia ku ishte duke u mbajtur dhe se më pas i është ofruar tretman mjekësor.  

“Viktima mashkull kosovar ka informuar se dy te dyshuar meshkuj kosovare i kane kerkuar nje shume parash per nje borxh qe viktima e kishte. Te njejtit, e kishin rrahur dhe kercenuar me arme zjarri. Viktima ka arrit te ik nga shtepia ku ishte duke u mbajtur. Viktimes i eshte ofruar tretman mjeksor. Rasti nen hetime nga njesite relavante”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)