Kosovarë: Hapet e-kosova tani mund të bëni terminë për vaksinim

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 16:00
Kosovarë: Hapet e-kosova tani mund të bëni terminë për vaksinim

Deri para disa minutave sistemi i platformës online e-kosova për të bërë terminin për vaksinim nuk funksiononte për shkak të mos pasjes terminë të lira. 

Mirëpo nga tani mund të ndani terminin tuaj për vaksinim pasi datat 1 shtator dhe 3 shtator janë të lirë për terminë. 

Kështu të paktën po lejon platforma online e-kosova. 

Bazuar në deklaratën e fundit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia termine nuk ka mund të ketë më shumë sepse nuk kishte vaksina të mjaftueshme. 

Si duket tani me ardhjen e rreth 55 mijë vaksinave qytetarët mund të imunizohen kundër covdi-19.

Dje ishte ditë e zezë për Kosovën u shënuan 36 viktima nga Coronavirusi.

(Kosova Sot Online)