Presidentja Osmani ngushëlloi familjen Karjagdiu

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 16:20
Presidentja Osmani ngushëlloi familjen Karjagdiu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Karjagdiu, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, profesor Abdullah Karjagdiut.

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit ndër profesorët e parë të Universitetit të Prishtinës, intelektualit të shquar, autorit të shumë librave e përkthyesit letrar, prof. Abdullah Karjagdiut.

Për vite të tëra prof. Karjagdiu edukoi breza të tërë, duke dhënë mësim në katedrën e gjuhës dhe të letërsië angleze, të cilën e drejtoi po ashtu për disa vite.

Duke qenë njëri ndër njohësit më të mirë të letërsisë angleze dhe asaj amerikane, prof. Karjagdiu solli në gjuhën shqipe shumë kryevepra letrare. Njëkohësisht, ai qe edhe veprimtar i çështjes kombëtare, për të cilën dha kontribut të shquar.

I përjetshëm qoftë kujtimi për prof. Karjagdiun!

(Kosova Sot Online)