“Jam më i fortë se virusi”, vdes nga Covid-19 polici që ishte kundër vaksinimit

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 10:56
 “Jam më i fortë se virusi”, vdes nga Covid-19 polici që ishte kundër vaksinimit

Një polic 58-vjeçar italian, i cili ishte kundër vaksinimit, ka vdekur në spital pas infektimit me Covid-19.

Mediat italiane raportojnë se Candido Avezzù, vdiq më 29 gusht në spitalin Jesolo për shkak të komplikimeve që iu shfaqën pas kontraktimit të Covid-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus më 28 korrik dhe gjendja e tij u përkeqësua më 10 gusht, ku u transferua në terapi intensive.

Në mediat sociale Avezzù tregoi atë që po ndodhte me të. Më 28 korrik, duke u vendosur në spitalin Jesolo, ai shkroi në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj të shkoj në shtëpi këtë mëngjes”.

Një postim tjetër dhe përfundimtar u shfaq më 10 gusht. “Po hyj në terapi intensive”.

E intervistuar nga Corriere della Sera, gruaja e policit shpjegoi idetë e burrit të saj mbi Covid dhe vaksinën. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”.

(Kosova Sot Online)