Dalin pamjet, ja si ia nxorrën nga barku telefonin 33 vjeçarit

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 11:47
Dalin pamjet, ja si ia nxorrën nga barku telefonin 33 vjeçarit

Një rast tepër i rrallë ka ndodhur para disa ditësh në Kosovë.

Një burrë i moshës 33 vjeçare para katër ditësh e kishte përbirë një telefon.

E me këtë u dashtë të merren mjekët e Klinikës së Gastroentetologjisë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Si ka shkuar operimi ka folur mjeku Skender Telaku.

“Mashkulli 33 vjeç para katër ditësh e kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”.

(Kosova Sot Online)