Policia arreston një person të dyshuar për vrasjen në tentativë në shkurt të këtij viti në Prishtinë

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 12:19
 Policia arreston një person të dyshuar për vrasjen në tentativë në shkurt të këtij viti në Prishtinë

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar lidhur me dy raste vrasje në tentative në Prishtinë, njëri prej të cilëve ka ndodhur me datën 09.02.2021 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, në të cilin nga arma e zjarrit është plagosur një person.

Sipas policisë, Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar B. S. nga Istogu i cili dyshohet se ka qenë i involvuar në këto vepra penale.

Operacioni policor është realizuar mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë, nga njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të mbështetur dhe nga Njësia Speciale Intervenuese (NJSI).

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i lokacionit ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Një Pistoletë  CZ  me 9 fishekë si dhe

Bimë narkotike 40 gram.

Një shufër metalike

Po ashtu për personin e dyshuar, nga Gjykata Themelore në Pejë është lëshuar urdhër arrest si dhe personi i dyshuar është në kërkim nga DRP Pejë,  pasi që i njejti dyshohet se është recidivist i disa veprave penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)