Media zvicerane raporton për gjendjen e rënduar: Pacientët e infektuar po barten nga Kosova në Zvicër

  • G.G /
  • 31 August 2021 - 14:10
Media zvicerane raporton për gjendjen e rënduar: Pacientët e infektuar po barten nga Kosova në Zvicër

Mediat zvicerane kanë vazhduar të raportojnë gjendjen e rënduar në spitalet e shtetit, derisa kanë treguar se shumë prej tyre janë shqiptarë.

Në një artikull të mediumit zviceran ‘Blick’,  thuhet se në disa spitale të Zvicrës pacientët e sëmurë rëndë dërgohen në kantone tjera sepse njësitë e kujdesit intensiv janë të stërmbushura,

Meqenëse ka mungesë të stafit të kualifikuar në të gjithë Zvicrën, kapacitetet në njësitë e kujdesit intensiv janë të kufizuara. Por: “Fluturimet e kthimit nga jashtë janë gjithashtu një problem i madh për ne. Shumë pacientë tashmë kanë qenë dhe do të fluturojnë, “thotë drejtori shëndetësor i Thurgau, Urs Martin.

Kjo e rëndon edhe më shumë situatën në spitale.

E gjatë këtyre fluturimeve po angazhohen edhe fushata kthimi në të gjithë botën në emër të sigurimeve shëndetësore zvicerane. Në korrik dhe gusht, kompania kreu gjithsej 55 riatdhesime të pacientëve me korona.

18 fushata kthimi me aeroplanë, helikopterë dhe ambulanca u zhvilluan në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tutje në këtë artikull thuhet se një kompani ajrore ka fluturar në kryeqytetin e Prishtinës 21 herë që nga fillimi i muajit.

E për këtë fajësohen heqja e kufizimeve të koronavirusit para pushimeve verore, derisa shtojnë se edhe testet e rreme janë në qarkullim.

‘’ Për shkak të variantit të shfrenuar Delta, numri i infeksioneve shpërtheu, veçanërisht në gusht. Problemi kryesor, megjithatë, është se vetëm pak më shumë se njëmbëdhjetë përqind e të gjithë kosovarëve janë vaksinuar dy herë kundër virusit. Edhe në Zvicër, një numër mbi mesatar i njerëzve nga Ballkani nuk janë vaksinuar. Në 40 përqind të pacientëve me korona të shtruar në këtë vend, vendi i infeksionit mund të përcaktohet qartë. Nga këto, 80 përqind i kishin kaluar pushimet në Evropën jugore, siç njoftoi Zëvendësi i Task Forcës Corona, Urs Karrer javën e kaluar’’, thuhet në artikull.

Kujtojmë se gjendja në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar ku gjatë javëve të fundit janë shënuar qindra të vdekur, dhe dhjetëra mijëra të infektuar.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi që 29 gushti, ku përfshihen edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

(Kosova Sot Online)