Lexoni edhe:
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Prishtinë, dyshohet për rrëmbim e shitje të narkotikëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për huazimin e 50 kamerave që do të përdoren në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se këto kamera do të përdoren në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke përfshirë edhe numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë.
“Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi bëhet e mundur huazimi i 50 kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë, të cilat do të përdoren gjatë proceseve të ndryshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë si dhe gjatë rinumërimit eventual të vendvotimeve”, thuhet në njoftim.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se përdorimi i këtyre kamerave do ta ndihmojë KQZ-në.
Ndërkaq Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, kamerat janë përdorur në të gjitha qendrat e votimit.
Ndryshe, zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.
(Kosova Sot Online)