Mbi 1 mijë pacientë me oksigjeno-terapi, ShSKUK publikon raportin

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 14:14
 Mbi 1 mijë pacientë me oksigjeno-terapi, ShSKUK publikon raportin

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1259 pacientë.

Siç njofton ShSKUK, 1061 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi.

Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme:

– Klinika Infektive, 113 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 174 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 139 pacientë

– Spitali i Pejës, 210 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 144 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 80 pacientë.

(Kosova Sot Online)