Dyshohen se vranë 23-vjeçarin në Mitrovicë, kush janë vëllezërit për të cilët po kërkon ndihmë policia

  • G.G /
  • 31 August 2021 - 15:31
Dyshohen se vranë 23-vjeçarin në Mitrovicë, kush janë vëllezërit për të cilët po kërkon ndihmë policia

Sot gjatë ditës Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug ka kërkuar ndihmë të qytetarëve për bashkëpunim në kapjen e katër personave të cilët dyshohen për vrasje të rëndë.

Dy nga personat  të cilët po kërkohen janë vëllezërit Selimimi.

Në shkurt të këtij viti, Valmir Selimi la të vdekur Mehmet Kurtin dhe plagosi dy persona të tjerë në picerinë “Proper Pizza”. Si bashkëpuntor po kërkohet edhe i vëllai Leutrim Selimi.

As pas 7 muajve, policia nuk ka arritur që t`i arrestojë dy të dyshuarit për çka janë detyruar të kërkojnë ndihmë edhe nga qytetarët.

Por si kishte ndodhur kjo ngjarje:

Në atë botë raportohej se një punëtore e “Maestro Delivery” pasi që e kishte lënë punën aty për të punuar në “Proper Pizza”, kishte inatosur të dyshuarin Valmir Selimi, pronar i biznesit “Maestro”.

Selimi kishte shkuar për të qëruar hesapet në picerinë “Propper Pizza”, pronarin e të cilit e kishte cak të vrasjes. Por në momentin kritik, atij i kishte dalë përpara viktima 23-vjeçar, i cili ishte qëlluar dhe pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve, kishte vdekur.

Ky ishte versioni i parë që po e hetohej nga policia, teksa nuk përjashtohen edhe motive të tjera, të cilat mbetet të konfirmohen vetëm pas zhvillimit të hetimeve.

Dy personat e plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri ishin trajtuar në QKUK.

Ngjarja kishte  ndodhur në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, thuhej në njoftimin e policisë dhënë në muajin shkurt, menjëherë pas vrasjes së 23 vjeçarit.

(Kosova Sot Online)