Gjendja me Covid-19 në Gjilan

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 19:34
Gjendja me Covid-19 në Gjilan

Edhe Gjilani po përballet me periudhë të vështirë pas rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19. Lajm i mirë nga aty është rritja e interesimit për tu vaksinuar.

Arbenita Hajdari, drejtoreshë në Qendrën e Mjekësisë Familjare ka dhënë detaje.

“Sikur të gjitha qytetet e tjera të Kosovës edhe Gjilani po kalon periudhë të rëndë sa i përket të infektuarve me virusin SarsCov-19’, thotë ajo.

“Ne si kujdes parësor shëndetësor jemi duke punuar me kapacitete të shtuara sidomos në rastet me prioritet të lartë siç janë ekipi që po trajton pacientët me Covid19 në shtëpi ku për momentin kemi tre ekipe që brenda ditës vizitojnë rreth 80 deri në 100 të sëmurë”, theksoi ajo.

“Gjithashtu prioritet është ekipi i vaksinimit brenda ditës vaksinohen rreth 1200 qytetarë që i kanë terminët paraprakisht. Deri mbrëmë janë dhënë mbi 43 mijë vaksina ku prej tyre mbi 13 mijë janë me dozë të dytë”, shtoi Hajdari.

(Kosova Sot Online)