Jashari për të riun nga Skenderaj që vdiq nga Covid-19: La pas vetes gruan dhe fëmijët

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 20:54
Jashari për të riun nga Skenderaj që vdiq nga Covid-19: La pas vetes gruan dhe fëmijët

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit që vdiq si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi përgjatë së martës.

Jashari, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, njoftoi se i ndjeri la pas vetes gruan dhe fëmijët, derisa e cilësoi atë si “djalë shembull”.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, djalit të jashtëzakonshëm, biznesmenit, Faton Hoti, i cili pas një beteje me COVID-19 u nda nga jeta në moshën më të mirë, duke lënë pas gruan dhe femijët”, ka shkruar kryetari i Skenderajt.

(Kosova Sot Online)