Rrufeja vret një 19 vjeçar dhe lëndon shtatë të tjerë

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 10:15
Rrufeja vret një 19 vjeçar dhe lëndon shtatë të tjerë

Rrufeja ka vrarë një person dhe lëndoi shtatë të tjerë në një plazh.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin në Berkeley Township, New Jersey, pasi rrufeja i goditi ata të hënën pasdite.

Policia konfirmoi se të tjerët në plazh nuk pësuan lëndime kërcënuese për jetën, por një 19-vjeçar, i quajtur si Keith Pinto, vdiq ndërsa ishte në detyrë (ai ishte shpëtimtar).

Abby Spurling tha se ajo ishte duke qëndruar para karriges së shpëtimtarit kur shoku i saj Keith u godit nga rrufeja.

“Ai i bëri të gjithë të lumtur”, tha ajo për CBS2. “Nuk e besoj, ai ishte person i mrekullueshë, jam pa fjalë”.

(Kosova Sot Online)