E rëndë: Detaje nga vdekja e gruas shtatzënë në QKUK

  • G.G /
  • 01 September 2021 - 10:44
E rëndë: Detaje nga vdekja e gruas shtatzënë në QKUK

Të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një grua shtatzënë e cila ishte e infektuar me COVID-19 dhe e pa vaksinuar.

Lajmin e ka konfirmuar, drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili ka thënë se pacientja ka ardhë nga Gjilani ka qëndruar 20 minuta në këtë klinikë dhe pastaj është dërguar në Intensivë ku edhe u nda nga jeta.

“Dje ka vdekë një grua shtatzënë në mjekimin intenziv qendror, por jo në Gjinekologji. Ajo ka ardhë nga Gjilani ka qëndru tek ne 20 minuta ose 30 deri sa e kemi transportu për në intenzivë ata i kanë të dhënat tjera. Ka qenë e infektuar me COVID-19 e vaksinuar”, ka thënë Ismajli.

(Kosova Sot Online)

Kujtojmë se në QKUK po trajtohen një numër jo i vogël i grave shtatzëna të cilat janë të infektuara me COVID-19. Derisa sipas raportit 24 orësh të së mërkurës në QKUK po trajtohen 30 gra shtatzëna.