Një vetëvrasje dyshohet se u krye mëngjesin e sotëm në Deçan

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 11:54
 Një vetëvrasje dyshohet se u krye mëngjesin e sotëm në Deçan

Mëngjesin e sotëm policia kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, një person kishte pësuar lëndime trupore. I lënduari ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga ky spital, rreth orës 08:30, u bë e ditur se i njëjti kishte vdekur.

Dyshimet e para lidhen me vetëvrasje, ka thënë një burim brenda policisë.

Ndërsa, për rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rë nda ka dalë në vendngjarje bashkë me Policinë e Kosovës. Trupi i pajetë i viktimes me urdhër të prokurorit është dërguar në obdukim”, tha Nikçi për Express.

(Kosova Sot Online)