Situatë e rëndë në spitale, mbi 1.200 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar

  • G.G /
  • 01 September 2021 - 13:21
Situatë e rëndë në spitale, mbi 1.200 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1.220 pacientë me Covid-19, janë duke u trajtuar në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Sipas njoftimit, 1.051 janë me oksigjeno-terapi, teksa 59 janë në trajtim intenziv.

'First Daughters': From Cute Little Kids To Beautiful Young Women

Njoftimi i plotë:

ShSKUK:  1220 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës,  trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 1220 pacientë, 39 pacientë më pak, krahasuar më ditën e djeshme.

Nga raporti zyrtar i datës 1 shtator 2021, nga 1220 pacientët e shtrirë, 1116  janë të konfirmuar me Covid-19, 1051 me oksigjeno-terapi dhe 59 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në kuadër të klinikave COVID-19 të QKUK-së, në trajtim janë 438 pacientë, 435 të konfirmuar me COVID-19,  390  me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 782 pacientë,  681 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 661 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 107 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 87 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 19 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 171 pacientë

Spitali i Gjakovës, 120 pacientë

Spitali i Pejës, 209 pacientë

Spitali i Gjilanit, 134 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 32 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Ferizajt, 70 pacient

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2984683988515054

(Kosova Sot Online)