Projeksion nga COVAX: Ja edhe sa ditë i duhen Kosovës për të vaksinuar 70% të popullsisë

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 14:33
Projeksion nga COVAX: Ja edhe sa ditë i duhen Kosovës për të vaksinuar 70% të popullsisë

Sipas një projeksioni të realizuar nga COVAX, Kosovës i duhen edhe 121 ditë për të arritur në shifrën prej 70% të popullsisë së përgjithshme, me dy dozat e vaksinës anti-covid.

Ky projeksion, është bërë për të gjitha vendet e rajonit.

Nëse shkohet me këtë trend të njejtë, Shqipërisë i duhen edhe 248 ditë për të arritur imunizimin deri në 70%.

Ky projeksion është publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Projeksioni i plotë:

PROJEKSION i Covidvax ëorldëide

Sipas projeksionit të Covidvax ëorldëide, bazuar në ritmin e vaksinimit gjatë muajit gusht dhe atij aktual, shtetet e rajonit do të arrinin vaksinimin me dy doza në shkallën prej 70% si vijon:

• Sllovenia +202 ditë (22 mars 2022)
• Serbia +167 ditë (15 shkurt 2022)
• Kroacia +392 ditë (28 shtator 2022)
• Mali i Zi + 210 ditë (30 mars 2022)
• Shqipëria +248 ditë (7 mars 2022)
• KOSOVA + 121 ditë (31 dhjetor 2021)
• Bosnja e Hercegovina + 392 dirë (28 shtator 2022).

Ky është vetëm projeksion i bazuar në trendin aktual të vaksinimit, ku Kosova administron më së shumti doza për kokë banori brenda një dite, ndërsa trendi mund të ndryshojë varësisht prej intensitetit që kampanjat e vaksinimit kanë në shtete individualisht.
Kosova sot pritet të administrojë mbi 21 000 doza të vaksinës kundër COVID-19.
https://covidvax.live/

(Kosova Sot Online)