Infektimi me koronavirus – Brenda tre ditëve, vdesin nëna dhe vajza e saj 15 vjeçare

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 14:38
Infektimi me koronavirus – Brenda tre ditëve, vdesin nëna dhe vajza e saj 15 vjeçare

Brenda tre ditëve, kanë ndërruar jetë nënë dhe bijë nga fshati Sellcë i Tetovës, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Siç raportojnë mediat maqedonase, vajza ishte 15 vjeçare, derisa nëna e saj kishte ndërruar jetë para tre ditësh.

Të dy viktimat, përveç infektimit me koronavirus, vuanin edhe nga obeziteti, njofton AlsatM.

(Kosova Sot Online)