Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës anti-Covid

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 15:55
Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës anti-Covid

Sllovakia ndaloi sot përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zuzana Eliasova, tha se mbi 18.500 qytetarë sllovakë janë vaksinuar tashmë me këtë vaksinë.

Në muajin mars, Sllovakia ka blerë 200.000 doza Sputnik V, duke u bërë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që furnizohet me të tilla.

Sputnik V nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave – EMA. Katër vaksinat e miratuara nga kjo agjenci janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson and Johnson.

(Kosova Sot Online)