Njerku vret 5-vjeçarin me sende të forta, e fut në çantë dhe e hedh në lum

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 08:15
 Njerku vret 5-vjeçarin me sende të forta, e fut në çantë dhe e hedh në lum

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku një djalë në moshën 5-vjeçare është gjetur i pajetë në një lumë.

Sipas The Sun, vogëlushi Logan Mwangi, i quajtur edhe Logan Williamson, u gjet pasi nëna e tij e raportoi atë të zhdukur.

Nëna e viktimës, njerku i tij dhe një 13-vjeçar përballen me gjyqin.

Njerku John Cole, 39 vjeç, i njohur si Jay, është akuzuar për vrasjen e Logan, pasi ky i fundit i cili kishte shumë dëmtime në trup është gjetur brenda një çante.

Sipas Gjykatës së Magjistraturës në Cardiff dyshohet se i vogli është goditur nga një objekt, e si pasojë e dëmtimeve ka humbur dhe jetën.

Cole, nëna e Logan Angharad Williamson, 30 vjeç dhe adoleshenti, emri i të cilit nuk është publikuar, akuzohen për moskallëzim.

Logan u gjet në lumin Ogmore në fshatin Uells të Sarn, Bridgend, më 31 korrik.

Oficeri i mjekësisë ligjore Lauren Howitt tha në seancën dëgjimore në Pontypridd, Logan ishte identifikuar  nga gjyshja e tij Claire Williamson.

(Kosova Sot Online)