Gruaja afgane: Çdo sekond ndjej se talibanët po vijnë për mua

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 09:40
 Gruaja afgane: Çdo sekond ndjej se talibanët po vijnë për mua

Ditën kur talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, të gjitha sallonet e bukurisë, dyqanet dhe qendrat estetike u mbyllën.

Tashmë pas largimit të trupave amerikanë nga vendi dhe pas marrjes së pushtetit nga talibanët, duket se jeta po ‘normalizohet’, gjithmonë nën kushtet e ligjeve ekstreme të talibanëve.

Disa biznese kanë filluar të rihapen, ndërsa shumë njerëz kanë frikë për të ardhmen e tyre.

Një ndër ta është grimierja Afsoon (jo emri i vërtetë), e cila  rrëfen se industria e bukurisë po vuan pasojat nga sundimi i talibanëve.

Afsoon përjetoi momente të vështira dhe makthi në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit. Atë të dielë grimireja mori një telefonatë nga kolegu i saj, i cili i tha “mos hajde në sallon, do mbyllemi”.

Që prej asaj dite ajo u largua nga shtëpia dhe qendron e fshehur diku tjër, nga frika e talibanëve.

“Gratë në industrinë e bukurisë, veçanërisht njerëzit si unë që ishin të dukshëm dhe publikë me punën tonë janë objektiva për ata,” thotë ajo.

“Ky është fundi për industrinë e bukurisë”, shprehet Afsoon. Grimierja nuk ka asnjë dokument që mund t’i sigurojë largimin nga Afganistani.

“Nuk mund të flas për të ardhmen, sepse nuk di çfarë të pres. Çdo gjë për mua, tani, është e zezë. E vetmja gjë për të cilën mendoj është mbijetesa. Nuk kam frikë nga vdekja, por nuk dua të jetoj me frikë, e tmerruar dhe e pashpresë. Çdo sekond ndjej se talibanët po vijn për mua”, thotë Afsoon për BBC.

Për herë të parë që prej vitit 2001 nuk ka më trupa amerikane në Afganistan, pasi Shtetet e Bashkuara përfunduan evakuimin e shumicës së shtetasve amerikanë dhe mijëra afganëve që ishin në rrezik.

Mbi 122.000 persona janë evakuuar me avionë nga aeroporti i Kabulit në dy javët e fundit, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që talibanët të krijojnë qeverinë e re në Afgajnistan.

(Kosova Sot Online)