Varianti “MU” i Covid-19 vjen në Europë, OBSH: Mutacionet janë rezistentë ndaj vaksinës

  • G.G /
  • 02 September 2021 - 10:22
Varianti “MU” i Covid-19 vjen në Europë, OBSH: Mutacionet janë rezistentë ndaj vaksinës

Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron një lloj të ri të COVID-19, të quajtur “Mu” si një “variant shqetësues”.

Agjencia Globale e Shëndetit njoftoi se “Mu”, i njohur gjithashtu me emërtimin e tij shkencor B.1.621, është zbuluar në Amerikën e Jugut dhe Evropë qëkur u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar.

OBSH-ja tha se varianti “Mu” ka disa karakteristika që e bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave, por tha se duheshin kryer më shumë studime për të kuptuar plotësisht se si funksionon ky variant.

“Që prej rastit të parë të variantit “M” të shfaqur në Kolumbi në janar të vitit 2021, ka pasur edhe shpërthime të tjera të këtij mutacioni edhe në vende të tjera të Amerikës Latine dhe Evropë. Megjithatë, shpërndarja e këtij mutacion në Kolumbi është 39 për qind dhe në Ekuador, 13 për qind”, raporton OBSH.

Vaksinat aktuale mund të mos funksionojnë aq mirë kundër llojit të ri, siç bëjnë kundër virusit Covid-19. Sipas “The Guardian” ai është më rezistent ndaj vaksinave dhe më agresiv krahasuar me variantin “Beta”.

Të gjithë viruset, përfshirë virusin Covid-19, ndryshojnë me kalimin e kohës dhe shumica e mutacioneve kanë pak ose aspak efekt në vetitë e virusit.

Varianti “Mu” është i pesti i caktuar nga OBSH-ja si një variant shqetësues.

Kjo çështje po bëhet shumë problematike dhe e rrezikshme për jetën e popullatës, së cilës nuk po i jepet një zgjidhje konkrete dhe afatgjatë.  Të vaksniuar apo jo, me shfaqjen e varianteve të reja njer¥zit sërish do të mbeten të rrezikuar nga Covid-19.

(Kosova Sot Online)