Shkon në 210 numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 10:51
 Shkon në 210 numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Pejës

Numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në spitalin e Pejës ka shkuar në 210.

170 pacientë sipas këtij spitali janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 11 pacientë janë të shëruar.

Spitali i Pejës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbrojnë veten.

Njoftimi i plotë:

Pas më shumë se dy javëve sot në Spitalin e Përgjithshëm Pejë kemi më shumë pacientë me Covid-19 të shëruar se sa pacientë të pranuar. Aktualisht gjendja e pacientëve me Covid-19 është:

210 pacientë janë të shtrirë;

170 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

7 pacientë janë në CPAP;

11 pacientë të shëruar;

10 pacientë të pranuar;

Mbroje vetën vaksionohu.

(Kosova Sot Online)