Turmë e madhe e njerëzve në shkretëtirë bëjnë ç’të munden për t’u shpëtuar talibanëve

  • G.G /
  • 02 September 2021 - 13:47
Turmë e madhe e njerëzve në shkretëtirë bëjnë ç’të munden për t’u shpëtuar talibanëve

Pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani, pamjet e mëposhtme tregojnë shkallën epike të eksodit të afganëve që largohen nga vendi i tyre në drejtim të perëndimit.

Skenat janë thuajse biblike. Janë me dhjetëra afganë që përshkojnë kilometra në shkretëtirë për t’u vendosur në Pakistan e Iran. Ata shpresojnë që të largohen për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.

Këto pamjë vijnë në kohën kur talebanët janë në fazat e përfundimtare të krijimit të qeverisë së re.

“Qeveria do të marrë formë në ditët në vijim“, tha Anas Haqqani, një udhëheqës i lartë taleban.

Ndërkohë Kombet e Bashkuara u bënë thirrje talebanëve të lejojnë largimet e personave që duan të ikin nga Afganistani.

(Kosova Sot Online)