Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 15:04
 Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm në Prishtinë, një veturë ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën ”Llapi”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)