Shkon në mbi 4.5 milion numri i viktimave nga COVID-19 në botë

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 16:04
Shkon në mbi 4.5 milion numri i viktimave nga COVID-19 në botë

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka shkuar në 4 milion e 548 mijë e 707

219 milionë e 448 mijë e 430 persona janë infektuar deri tani me COVID-19 në botë sipas kësaj faqeje, ndërsa 196 milionë e 272 mijë e 865 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të infektimeve dhe rasteve viktimave nga COVID-19.

Amerika ka regjistruar mbi 40 milionë raste të infektuara dhe mbi 659 mijë viktima.

Kujtojmë që me përhapjen e varianti Delta të COVID-19, në shumë vende, përfshirë këtu edhe në Kosovë ka filluar të rritet numri i rasteve të infektuara me virus.

Përkundër që shumë shtete kanë vaksinuar një numër të madh të popullsisë, numri i të infektuarve dhe viktimave vazhdon të jetë i lartë edhe më tej.


(Kosova Sot Online)