Sali Berisha për foton virale të Ramës: Kur bëhesh kloun askush nuk ta var

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 19:55
Sali Berisha për foton virale të Ramës: Kur bëhesh kloun askush nuk ta var

Politikani Sali Berisha ka satirizuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi një foto e Forumit BLED në Slloveni u bë virale.

Në foton e shpërndarë shumë herë në rrjete sociale, Rama shihet tërësisht i vetmuar i ulur afër një tavoline teksa askush nuk i ri afër. Afër tij shihen shumë liderë të tjerë të Ballkanit dhe institucioneve të BE-së duke biseduar ndërmjet vete.

“Kur bëhesh kloun askush nuk ta var”, shkroi Berisha.

Rama nuk kaloi si është më së miri në këtë Forum.

Së pari ideja e përbashkët e tij dhe e presidentit serb Aleksandër Vucic për “Open Balkan” nuk mori lëvdata dhe u kritikua.

Po ashtu, një foto tjetër e tij është bërë virale ku ai shihet si personi i vetëm që nuk mban maskë gjatë fjalimeve.

Rama nuk e la edhe pa u grindur me liderë të tjerë ku spikati fjalimi i tij i ashpër ndaj Bullgarisë. Për këtë ai mori kritika të mëdha.

Image


(Kosova Sot Online)