Afro 300 mijë kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

  • E.K /
  • 03 shtator 2021 - 08:15
 Afro 300 mijë kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

291 mijë e 645 është numri i qytetarëve kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat.

Kjo e dhënë është zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, e cila çdo ditë përditëson këto të dhëna, në kuadër të raporteve për koronavirus

Sipas statistikave të institucioneve botërore të shëndetësisë, Kosova mund të arrijë shifrën prej 70% të popullatës së vaksinuar më shpejtë sesa vendet e rajonit, saktësisht për 121 ditët e ardhshme (nga para dy dite), nëse procesi i vaksinimit shkon siç po shkon tani.

Në anën tjetër, 570 mijë e 579 banorë e kanë pranuar të paktën njërën dozë, çka nëse mblidhen bashkë, atëherë shihet se deri më tani nga dita e parë e dhurimit të vaksinave, janë shpërndarë 862 mijë e 224 sosh në total.

Sa i përket rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1612 raste pozitive, kurse u konfirmuan edhe 32 viktima.

(Kosova Sot Online)