Fitoi lotarinë milionëshe, gjendet e vdekur multi-milionerja

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 09:10
 Fitoi lotarinë milionëshe, gjendet e vdekur multi-milionerja

Një grua, jeta e së cilës ndryshoi tërësisht kur fitoi një jackpot-i 37 milionë dollarësh, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, me vlerë 125,000 paundësh.

Margaret Loughre, mori çmimin kryesor të EuroMillions tetë vite më pare.

Por, për çudinë e të gjithëve, ajo tha se lotaria ka shkatërruar jetën e saj.

56-vjeçarja bleu biletën, në Irlandë pasi doli nga puna, në të cilën paguhej 58 paund në javë. Pasi i ra jackpot-i, ajo bleu një fabrikë, ndërsa gjysmën e pasurisë e shpërndau në disa kauza bamirëse.

Por, jetën si multi-milionere, ajo e përshkroi si hnjë ferr të vërtetë. “Njerëzit kanë vjedhur mijëra paund prej meje. Kam qenë shumë e lumtur më parë. Jeta ime është shkatërruar”, është shprehur Margaret.

Daily Mail shkruan se “herën e fundit që kishte numëruar paratë dhe pa se i kishin mbetur shumë pak, ajo tha se ‘paratë nuk merren me vete, nuk ka arkivol me xhepa”.

Fqinjët u shprehën të trishtuar nga lajmi, duke thënë se ajo ka bërë shumë punë bamirëse rreth qytetit.

Prej vitesh, 56-vjeçarja vuante nga disa problem shëndetësore.

(Kosova Sot Online)