Inspektorët e anti-Covidit ia mbyllin lokalin Uran Ismailit

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 10:35
Inspektorët e anti-Covidit ia mbyllin lokalin Uran Ismailit

Inspektoriati Sanitar i Kosovës mbrëmë ka zhvilluar aksione për mosrespektim të ligjit për duhanin në disa pjesë të kryeqytetit, ku edhe ka gjobitur e mbyllur disa lokale.

Një nga këto lokalet është edhe ai ku aksionar me 33% të aksioneve të përgjithshme është edhe Uran Ismaili, “Bon Vivant”.

Kujtojmë se ditët e fundit është rritur ndjeshëm aktiviteti i inspektorëve, që për shkak të masave të reja, kanë filluar ta shtrojnë angazhimin e tyre më shumë se zakonisht.

(Kosova Sot Online)