Spitali i Pejës mbushet me pacientë, shfrytëzohen hapësira të tjera për të rritur kapacitetet

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 14:23
Spitali i Pejës mbushet me pacientë, shfrytëzohen hapësira të tjera për të rritur kapacitetet

Zyrtarët e Spitalit të Pejës kanë treguar se të gjithë shtretërit në disa klinika në këtë spital tashmë janë të zënë me pacientë që po trajothen nga COVID 19.

Sipas tyre janë detyruar të krijojën hapësira dhe shtretër të rinj.

Njoftimi:

Pacientët me Covid-19 tashmë kanë mbushur shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë.
Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto.
Shpresohet se numri i rasteve do të bjerë dhe këto hapësira nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen.

(Kosova Sot Online)