Edhe një kandidati tjetër të PDK-së për kryetar i pamundësohet garimi

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 14:26
 Edhe një kandidati tjetër të PDK-së për kryetar i pamundësohet garimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para pak ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë.

Ky vendim ia pamundësoi Bashotës që të jetë kandidat për kryetar të komunës së Klinës.

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktgjykimin dënues që Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur ndaj ish-kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Ai së bashku me ish-nënkryetarin, Enver Berisha janë dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë e 200 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.

(Kosova Sot Online)