Dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitive me COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 15:44
Dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitive me COVID-19 në Kosovë

Dy foshnja që erdhën në jetë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Pejës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Dy foshnja që kanë lindur gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, bashkë me nënat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Sahiti.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar një mijë e 448 raste të reja dhe 26 viktima nga COVID-19.


(Kosova Sot Online)