Lajm i zi: Kjo është lehona që bashkë me beben e saj vdiqën nga COVID-19

  • G.G /
  • 04 September 2021 - 10:53
Lajm i zi: Kjo është lehona që bashkë me beben e saj vdiqën nga COVID-19

Vetëm tri ditë pasi lindi, COVID-19 mbrëmë ia mori jetën një 38 vjeçareje dhe foshnjës së saj të sapolindur.

Nëna lehonë po trajtohej në Klinikën Intensive në Prishtinë.

E njëjta para disa ditësh kishte kërkuar trajtim në Spitalin e Pejës, por nga aty ishte transferuar menjëherë në QKUK ku në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë ekziston edhe reparti për shtatzëna të infektuara me COVID-19

Bëhet fjalë për Liberta Selacin.

Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale familjarë të saj.

Ndërsa, varrimi i saj do të bëhet sot në varrezat e fshati Banjske

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM!

Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare

Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.

Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.

Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.

Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.

Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!

Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.

Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.

Me dhimbje te thelle,

Familja Selaci dhe Hasani

https://www.facebook.com/MekSelaci/posts/10225698911441312

(Kosova Sot Online)