Postimi prekës i Fitimit, burrit të cilit i vdiq gruaja dhe foshnja nga COVID në QKUK

  • G.G /
  • 04 September 2021 - 13:02
Postimi prekës i Fitimit, burrit të cilit i vdiq gruaja dhe foshnja nga COVID në QKUK

Mbrëmë vonë ka vdekur shtatzëna nga Vushtrria si pasojë e infektimit me COVID. Lajmi ka tronditur të gjithë. E më së shumti bashkëshortin e saj me të cilin ka edhe një vajzë.

Ky është postimi i plotë i Fitim Hasanit, bashkëshortit të Libertës tashmë të ndjerë:

Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare

Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.

Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.

Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.
Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.

Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut! Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar

Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.

Me dhimbje te thelle,
Familja Hasani dhe Selaci

(Kosova Sot Online)