Erdhi në Kosovë për pushime, vdes nga Covid-19 i riu kosovar

  • G.G /
  • 04 September 2021 - 13:59
Erdhi në Kosovë për pushime, vdes nga Covid-19 i riu kosovar

Të rinjt që janë duke vdekur nga virusi në Kosovë nuk janë të pakët. Çdo ditë po vdesin nga moshat e reja, nën 40 e 30 vjet, dhe shumica nga ta të pavaksinuar.

Në mesin e të vdekurve është edhe 34 vjeçari Hysni Sefijaj, nga fshati Geramaçel i Deçanit, i cili ka vdekur si pasojë e këtij virusi.

Mësohet se i ndjeri jetonte në Gjermani, dhe kishte ardhur në pushim në vendlindje dhe më pas ka vdekur pas gjendjes së rënduar nga virusi. Jo zyrtarisht Metro mëson se duke qenë shtetas gjerman, një personel shëndetësor është dërguar në Prishtinë për ta marrë me helikopter, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë, nuk kanë mundur ta dërgojnë në Gjermani dhe ka vdekur këtu.

Më poshtë ju sjellim lajmërimin e familjarëve për vdekjen e të riut, që e kanë bërë në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)