E rëndë: Nënë e djalë nga Rahoveci vdesin brenda një dite nga Covid-19

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 15:24
E rëndë: Nënë e djalë nga Rahoveci vdesin brenda një dite nga Covid-19

Pandemia e Covid-19 vazhdon të marrë jetën e kosovarëve.

Brenda një dite Covidi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar për reporterin, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Po me COVID kanë qenë”, ka thënë Latifi.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe një familjar i tyre.

“Paskan ndërruar jetë Nanë e Bir nga Potoqani i poshtëm, Avnia ni djal puntor shum i zoti dhe teta Zehra nje grua e urte e shumë e respektuar. Ngushllime familjes Ahmeti 
Ju bëft shpirti dritë!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)