
Lexoni edhe:
Drejtori i Infektives: Mund të vijnë variante të reja të COVID-19
Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e një përplasje që ka ndodhur mes treni mallrash dhe një minibusi në Turqi.
Sipas mediave të huaja, viktimat ndodheshin brenda minibusit.
Drejtori i Infektives: Mund të vijnë variante të reja të COVID-19Lexoni edhe:
Ndërkohë është publikuar edhe një video ku shihet dhe momenti i përplasjes mes dy mjeteve.
Siç tregohet në video minibusi nuk e ka parë që po vinte treni, ndërkohë ky i fundit po kalonte shinat e si pasojë ka marrë automjetin përpara.
Në vitin 2018, 25 njerëz vdiqën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu.
Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë tha se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale.
(Kosova Sot Online)