Ministri Peci: Kur erdha në krye të ministrisë gjeta 40 milionë euro borxh

  • e.. /
  • 06 September 2021 - 12:26
Ministri Peci: Kur erdha në krye të ministrisë gjeta 40 milionë euro borxh

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot në një konferencë për media bëri të ditur se kur ka ardhur në krye të kësaj ministrie ka gjetur 40 milionë euro borxh.

”Që nga momenti kur e kam marrë në dorë këtë ministri, jemi ballafaquar me probleme te ndryshme, ku njëra prej sfidave ka qenë që ministria është dashur të adresoj 4o milionë euro borxh dhe me adresimin e borxhit tani po e mundësojmë shpalljen e re për subvencionime”, ka thënë Peci gjatë konferencës.

Gjithashtu, Peci tutje bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë do të ndajë 50 milionë euro për fermerët me ç’rast i ka ftuar këta të fundit që të aplikojnë nga dita e mërkurë sepse atëherë hynë në fuqi udhëzimi i ri administrativ për vitin 2021.

(Kosova Sot Online)