Në Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit zbulohen laboratore për teste falso të PCR

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 13:00
Në Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit zbulohen laboratore për teste falso të PCR

Policia e Kosovës sot ka arrestuar në flagrancë dy persona në një laborator në Podujevë, të cilët kanë lëshuar teste të COVID-19 të falsifikuara.

Gazeta ka mësuar nga policia se ky nuk është rasti i parë që kanë zbuluar laboratore që bëjnë teste të PCR falce.

Sipas komunikatës për medie, ku kanë dhënë edhe detaje, thuhet se njëri i arrestuar është pronari i laboratorit, B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar ndërsa personi i dytë është punëtorja e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare. Mesohet se shume teste PCR  ju shitën mergimtareve per Zvcer dhe venbdet tejar te BE-së.

Rasti tjetër eshte nga komuna e Prizreni, ku në fund të muajit të kaluar polcia arrestoi dy persona, një burrë dhe një grua per dyshin se kanë lëshuar teste PCR të falsifikuara dhe pas një kontrolle janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil, dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.

Po ashtu policia maqedonase arreston grupin me 7 persona në 4 qytete të ndryshme te Maqedonise Veriore të cilët shisnin teste false për Covid-19

Në disa rajone të ballkanit (në Serbi, Kosovë, Maqedoni, Shqiperi..) policia ka zbuluar njerez dhe laboratoriume apo agjenci udhëtimesh te cilat bejne teste apo dokumente te falsifikuara me “negativ” duke ju shitur udhetarëve, sidomos atyre qe udhtojnë ne vendet perendimore. Mediat ne Serbi kane shkruar se ne Nish dhe Vranjë shiten teste PCR “negativ” të falsifikuara.

“Policia serbe arreston gjashtë persona për falsifikim të dokumenteve personale si dhe bërjen e rezultateve false të testeve PCR për koronavirus..”;

“Falsifikuan dokumente për teste të Covid-19, paraburgim për një person në Pejë te Kosovës”; “Policia shqiptare ne Tirane ka arrestuar pesë anetare të grupit që falsifikonin testeve Covid-19 per udhetaret drejt vendeve evopiane..” , janë këta disa tituj që hasem ne mediat e ballkanit.

Edhe transportuesit që hyjnë në Maqedoni në pikën kufitare Tabanoc kanë paraqitur se mund të blejnë pa problem test negativ për 65 euro nëpër pompat e benzinës në Vranjë. Sikur vendet e BE-së edhe Zvicra në mënyre diskrete po mbushet me emigrante dhe turiste me teste («negative») te flasifikuara nga njerez nga ballkani, dyshon gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”

Sipas pilicise serbe dite më parë “gjashtë persona u arrestuan ner Serbi për falsifikim të dokumenteve personale si dhe bërjen e rezultateve false të testeve PCR për koronavirus. Ata akuzuan një tarifë prej 100 deri 800 euro për dokument për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.”

Pyetje se, Berna a i njeh testet e COVID-19 (PCR) të udhëtarëve që vijnë nga ballkani, autoritetet zvicerane kanë pohuar se deri në këto momente i njohin.

“Zvicra i njeh këto teste nëse ato kryhen si provë PCR për SARS-CoV-2 brenda 72 orëve të fundit dhe rezultati i testit është negativ. Një rezultat i shpejtë i testit antigjenik nuk mjafton. Aktualisht, nuk ka teste nga rajone ose vende që nuk njihen për shkak të abuzimit ose ndryshe. Prandaj mund të përdoret një provë PCR për SARS-CoV-2 nga Kosova…” ka thënë sot zedhenesi i OFSP Yann Hulmann për gazeten ne gjuhen shqipe ne Zvicer “Le Canton27.ch” (“La Suisse reconnait ces tests s’ils sont effectués sous la forme d’un test PCR pour le SARS-CoV-2 dans les dernières 72 heures et que le résultat du test s’est révélé négatif. Un résultat de test rapide antigénique n’est pas suffisant. À l’heure actuelle, il n’y a pas de tests venant de régions ou pays qui ne sont pas reconnus pour cause d’abus ou autre. Un test PCR pour le SARS-CoV-2 venant du Kosovo peut donc être utilisé.“)

Sipas z.Hulmann nga OFSP “Masat e ndryshme të përcaktuara mund të jenë gjithashtu të vlefshme për vendet e Ballkanit, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë nëse këto vende janë në listën e shteteve dhe zonave me rrezik të lartë të infektimit..”

Interpol qysh në vitin e kaluar kur pandemia morri hov, kishte paralajmëruar se krimi i organizuar do synojë vaksinat dhe dokumente të falsifikuara duke alarmohen vendet botërore, perfshirë këtu edhe vendet e ballkanit.

Ndryshe gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ka mesuar se Interpol ka hasur në 17 mijë teste të rreme të COVID-19. Sipas Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, 19 organizata kriminale u shpërbën dhe 407 persona u arrestuan.

(Kosova Sot Online)