Aksident trafiku në Podujevë, vdes një person

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 14:57
Aksident trafiku në Podujevë, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Obrançë të Komunës së Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se njësitë rajonale të trafikut kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar një hetim për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri tek aksidenti.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)