Arrestohen pesë persona për mosrespektim të masës së vetizolimit

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 16:40
Arrestohen pesë persona për mosrespektim të masës së vetizolimit

Policia e Kosovës njofton për arrestimin e pesë personave në pikën kufitare në Brnjak, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masën e vetizolimit.

Arrestimi i tyre është bërë dje kur policia ka vërejtur se nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjës në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetizolim në kohëzgjatje prej shtatë ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së  për masat kundër pandemisë COVID-19.

““Në lidhje me rastin  është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka  urdhëruar  që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të inicohet kallëzimi penal  per veprën  “Mos veprim sipas rregullave shendetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së.  Personat e dyshuar janë marrë nga  stacioni policor në Prizren për tu dërguar në vetëizolim në rajonin perkatës.

Policia do të vazhdojë angazhimet e gjithanshme në parandalim të përhapjes së pandemisë, përfshirë edhe në pikat kufitare bazuar në vendimin e fundit i qeverisë për parandalimin e pandemisë.

(Kosova Sot Online)