Konjufca: I vlerësoj pozitivisht reformat në LDK dhe PDK

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 23:40
Konjufca: I vlerësoj pozitivisht reformat në LDK dhe PDK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se i sheh pozitive ndryshimet në subjektet tjera.

PDK dhe LDK iu nënshtruan zgjedhjeve të brendshme pas zgjedhjeve në nivel qendror ku kishin rezultatin më të dobët në historitë e tyre respektive. Prej këtyre zgjedhjeve dolën dy kryetarë të rinj në dy partitë dhe Konjfuca thotë se kjo është dicka natyrale.  

“I shoh pozitivisht. Dua të them se kjo është dicka natyrale. Është dicka që ndodh zakonisht në natyrë, botë dhe shoqëri. Këta janë një brez i mesëm i politikanëve që po vijnë. Këta janë gjeneratë që e kanë përjetuar luftën. Është ecje e natyrshme e shoqërisë. Lumiri është dy vjet më i ri se unë. Memli një vit më i vjetër. Subjektet e kanë pranuar se duhet të ndryshojnë dhe mendoj se kjo është më mirë”, tha ai.

Ai tutje tha se kjo i hap rrugë VV-së për bashkëpunim me partitë tjera.

“Është shumë më lehtë për LVV-në që të bashkëpunojmë. Për arsye se nuk janë sikur ata të mëparshmit të ngarkuar me atë kategorinë e intrigës. Për arsye se të pengoj tjetri që ka fituar besim tek populli e ta rrëzoj. Në vend se të bashkëpunonin për të mirën e popullit ata punonin kundër njëri-tjetrit dhe mendoj se populli u lodh nga kjo dhe vendosi për ndryshim. Këtë e kam vërejtur tek Lumiri e Memli. Tek kritikat e tyre që kam vërejtur nuk është sharja apo parimi ad hominem. Pra që të ketë dicka personale kundër tij. Pra e keni parë se me numrat e rritura, nuk ka vallëzuar askush mbi këta numra, sikur dikush. Por kanë kërkuar front të përbashkët në këtë luftë”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)