Në rrezik për jetën pas sëmundjes së rëndë, foshnja në Greqi mjekohet me ilaçin 1.8 milion euro

  • G.G /
  • 07 September 2021 - 12:43
Në rrezik për jetën pas sëmundjes së rëndë, foshnja në Greqi mjekohet me ilaçin 1.8 milion euro

Fati ka treguar “fytyrën e tij të ashpër” tek një foshnje disa ditëshe, e cila u diagnostikua me atrofi muskulare kurrizore, një sëmundje e rrallë gjenetike që çon në dobësi të muskujve , paralizë dhe nëse nuk trajtohet, në formën e saj më të rëndë (Tipi 1) madje edhe në vdekje.

Në spitalin në Greqi ku u transportua foshnja, u dha një alarm pasi shpëtimi i tij ishte i varur nga një ilaç i veçantë gjenik , i cili kishte një çmim të papërballueshëm, pasi kushton pak a shumë, 1,800,000 euro !

E megjithatë “mrekullia” ndodhi!

Siç tha drejtori i spitali në Greqi, ai e çoi këtë çështje serioze në Bordin e Drejtorëve të spitalit, të cilët më pas morën përsipër që ta merrnin.

Ilaçi iu dha foshnjës dhe të gjithë presin përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. 

(Kosova Sot Online)