Në rrjetet sociale del një bisedë e re me të afërmit e Dardan Krivaqës

  • G.G /
  • 07 September 2021 - 13:11
Në rrjetet sociale del një bisedë e re me të afërmit e Dardan Krivaqës

Kanë vazhduar reagimet e shumta në lidhje me vrasjen tragjike të 18 vjeçares, derisa së fundmi janë publikuar edhe disa detaje ku thuhet se një familjar i të dyshuarit kryesor për vrasjen e viktimës i ka treguar se si rodhi tërë ngjarja

Përmes një postimi në Facebook një përdorues pretendon se ka biseduar me një nga familjarët e të arratisurit që dyshohet për vrasje, duke nxjerrë kështu një version krejtësisht ndryshe nga ato të para deri më tani.

Sipas këtij shkrimi, ai/ajo thotë se ka biseduar me një familjar dhe ai i ka treguar historinë e D.K (i dyshuari kryesor për vrasjen),  ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar atë

Në këtë postim thuhet se D.K për 16 vite me radhë ishte liruar nga burgu vetëm për 3 muaj herë pas herë, dhe viktimën që ishte e dashura e tij kishte dyshuar se po e tradhtonte, dhe pas kësaj kishte ushtruar dhunë në të në banesën ku u gjet trupi i saj.

Tutje thuhet se D.K nuk ishte i vetdijshëm që e kishte rrahur për vdekjen, derisa tha se dyshojnë se ai do tentonte të vetëvritej pas këtij akti të kryer,

E një komentues publikoi një tjetër bisedë, ku shkruhej se D.K doli nga burgu dhe vëllau i tij e mori në Zvicër për të jetuar, por më pas ai ishte kthyer në Kosovë por që këtu sa ishte nuk kishte qëndruar më shumë se 3 muaj në liri.

(Kosova Sot Online)