Gjendja e të prekurve me COVID-19, raporti i fundit nga QKUK’ja dhe spitalet

  • E.K /
  • 07 September 2021 - 14:27
 Gjendja e të prekurve me COVID-19, raporti i fundit nga QKUK’ja dhe spitalet

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për gjendjen e të prekurve me COVID-19, që po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në vend.

1 mijë e 17 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.  

“1174 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe  spitalet e përgjithshme. 1054 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, 1017 me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK’ja.

Postimi i plotë:

1174 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe  spitalet e përgjithshme.

1054 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, 1017 me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në  klinikave COVID-19,  të QKUK-së, në trajtim janë 408 pacientë, 424 të konfirmuar me COVID-19,  368  me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 766 pacientë,  630 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 649 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 99 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 74 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 91 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 173 pacientë

Spitali i Gjakovës, 104 pacientë

Spitali i Pejës, 214 pacientë

Spitali i Gjilanit, 118pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 53 pacientë

Spitali i Ferizajt, 75 pacientë

(Kosova Sot Online)