Edhe dhimbshme: COVID-19 po vazhdon të marr jetët e të rinjve, vdes 22 vjeçarja nga Gjilani
COVID-19 po vazhdon të marr jetë njerëzish në Kosovë. Tashmë po raportohen shumë vdekje edhe të personave në moshë të re.
Rasti i fundit është ai i 22 vjeçares Gentiana Sherifi nga komuna e Gjilanit.
Lajmi për vdekjen e Gentianës është publikuar në rrjetet sociale nga familjarët e saj, përkatësisht dajtë.
‘Të nderuar vendas, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë në moshën 22 vjeçare mbesa jonë, vajza e bijës sone (Shyhrete Jetish Rexhepit) Gentiana Sherifi. Ngushëllime familjes Sherifi. Ndajmë dhimbjen me ju’ – thuhet në njoftim.
Ky lajm ka pikëlluar familjarët por edhe mbarë qytetarët gjilanas.
(Kosova Sot Online)