Moska nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të G7 për Afganistanin

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 18:15
Moska nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të G7 për Afganistanin

Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin ministror mbi Afganistanin më 8 shtator. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Interfax, që citon Ministrinë e Jashtme ruse.

Më parë zëdhënësja e ministrit, Maria Zakharova, kishte vënë në dukje se nuk kishte qartësi nga ana e partnerëve perëndimorë në formatin e takimit, me Parisin dhe Berlinin që ishin kufizuar në bisedimet për një samit, ndërsa Tokio kishte folur qartë për G7.

“Partnerët nuk kanë një ide të qartë se çfarë duan nga vetja dhe bota përreth tyre,” theksoi Zakharova.

Ministrat e jashtëm të shteteve të G7 do të diskutojnë situatën në Afganistan në një takim javën e ardhshme, tha të dielën Ministri i Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi. Sipas tij konsultimet mund të bëhen që më 8 shtator. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së delegacioneve ruse dhe kineze në një takim të tillë sepse këto dy vende, “kanë një ndikim të caktuar në Afganistan”.

Sipas Motegi, konsultimet që bashkojnë diplomatë nga më shumë se 20 vende, do të organizohen në internet nga Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken. Ministri i Jashtëm japonez shtoi se ato mund të mbahen që më 8 shtator.

(Kosova Sot Online)